Biznesmeni Fisnik Syla tregon çmendurinë më të madhe që ka bërë për dashurinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2023, 21:16
Emisioni “Epiqendër” i moderatores Sonila Musai trajtoi këtë të martë temën e dashurisë.
I ftuar biznesmeni Fisnik Syla tregoi çmendurinë më të madhe që ka bërë për dashurinë dhe tregoi se për dashurinë sakrifikon ku përmendi një rast.
Ai u shpreh se ka paguar një aeroplan privat për të shkuar te e dashura e tij që ishte e sëmurë.
Biznesmeni u shpreh se nuk e mori parasysh shumën marramëndase që pagoi, por me rëndësi për të ishte shëndeti i të dashurës.

