Dhuratat që “sfidojnë” dashurinë/ Suzana Marra: Ja çfarë kërkojnë partnerët për njëri-tjetrin
Shën Valentini kjo festë që ka udhëtuar gjatë me njerëzimin, kjo kremte e hyjshme, e cila ka ndezur dëshirime, ka zgjuar vullnete pozitive dhe përflakur pasione, vijon të trazojë shpirtrat dhe zemrat e partnerëve të cilët gjenden në dilemë për zgjedhjen e dhuratës së duhur.
Puthje, lule, dhurata e duar që shtrëngojnë njëra-tjetrën, janë peizazhi që mbush ngado pamjen magjepëse, por ajo që mungon është pikërisht dhurata e duhur.
Dhe për të ndihmuar sadopak ata që janë sot në një dilemë të tillë, sipërmarësja Suzana Marra në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora dha disa ide mbi dhuratat simbolike të Shën Valentinit, si dhe atë se ccfarë kërkohet të bëhen më shumë nga qytetarët shqiptarë.
Për më shumë ndiqni pjesë nga biseda në studio:


