Ina Zhupa dorëzon projektligjin për dhunën ndaj gazetarëve: Burg deri në 5 vjet

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka depozituar në parlament sot për një projektligj duke rritur dënimet për ata që dhunojnë, plagosin apo vrasin gazetarët.

"Dënimet janë klasifikuar si dënime për shkak të detyrës që janë me të njëjtën ashpërsi si ato të kryera ndaj  policëve apo mjekëve.

Retorike e dhunshme që kryeministri Rama përdor ndaj gazetarëve, duke i cilësuar si kazanë, të kapura apo duke i çuar në edukim, terma që nxisin dhunë, kjo ka çuar në rritjen e dhunimit të gazetarëve.

Kam propozuar ndryshimin e nenit goditje për shkak të detyrës duke futur këtë paragraf: Kur kjo vepër kryhet ndaj gazteraëve, reporterit, operatorit apo punonjësit të medias për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burg nga 1-5 vjet," tha ajo.