Pëllumbi: Berisha po e përdor çështjen McGonigal për hallin e tij personal që ka me non gratën
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Pëllumbi, Deputet i PS u shpreh se PD po organizohet në terren për këto zgjedhje, ndërsa krahu tjetër nuk është prezent në terren për këtë çështje.
Ai tha se çështja e McGonigal po ngrihet nga Berisha, pasi është halli personal i tij që e ka marrë si një kalë beteje kundrejt çështjen non grata.
Pëllumbi: Ne në 14 maj kemi zgjedhje lokale. Ne si forcë jemi duke u organizuar në terren për këto zgjedhje, ndërsa krahu tjetër nuk është prezent në terren për këtë çështje. Ka disa probleme të njohura brenda PD-së me luftën e brendshme që nuk ka asnjë lidhje me ne.
Mendoj se është marrë çështja e McGonigal, pasi është halli personal i Berishës që e ka marrë si një kalë beteje kundrejt çështjen non grata, si një krim të madh që ka bërë Rama. Mendoj se ati ji intereson personalisht, se sa për PD-në, pasi nuk e do një parti të fortë, por të mos ekzistojë një partie e fortë pasi ai të largohet.

