Andoni: Më vjen keq për nivelin e parlamentit shqiptar, Rama pa argumente, Nikolla s'ka kapacitetet për pozicionin

Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se i vjen keq për nivelin e parlamentit shqiptar.

Sipas tij Rama nuk ka "argumenta para opozitës" ndërsa "Nikolla nuk i ka kapacitetet e duhura për të qëndruar në krye të popullit shqiptar".

Sakaq sa i përket Berishës shprehet se "Karizma e Berishës i mban të karikuar qytetarët, por jo retorika e tij që duket se është e vjetër".

Ben Andoni: Partia Demokratike duhet të luftojë brenda saj që të unifikohet dhe duket se është e pamunduar. Kjo e zbeh zërin e demokratëve brenda dhe jashtë parlamentit. Karizma e Berishës i mban të karikuar por jo retorika e tij që duket se është e vjetër. Maxhoranca duke parë që PD është e përçarë nuk u përfaqësua në parlament kur duhej për çështjen McGonigal dhe sot u shmang nga parlamenti. Rama do ta lodhi opoziën dhe mesa duket ka lexuar qartë lodhjen e tij. Ai është pa argumenta para opozitës dhe duket që ai në këto meomente nuk mund të japë përgjigje madje është në pozicionet më të dobëta në 3 mandatet e tij. Po e lodh opozitën me retorikën e lartë që përdor. Berisha i përdori pjesën e vidiove erotike si "skup mediatik" por kur ti shpall gjëra të tilla duhet të jesh i përgatitur për të dhënë prova por sot u shmang nga kjo. Më vjen keq për nivelin e parlamentit shqiptar dhe që zonja Nikolla nuk i ka kapacitetet e duhura për të qëndruar në krye të popullit shqiptar.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.