Mziu: Ka shumë arsye që shqiptarët të protestojnë, por duhet fokusi tek zgjedhjet e 14 majit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Xhelal Mziu, Deputet i PD u shpreh se edhe pse nuk është termi i duhur e justifikon përdorimin e fjalës revolucion nga Berisha.           

Ai tha se janë shumë instrumente që e kanë bërë shqiptarin që të protestojë dhe të emigrojë, duke shtuar duhet edhe një fokus për zgjedhjet e 14 majit.

Mziu: Qytetarët janë në udhëkryq për shkak të mazhorancës që është përgjegjëse të situatës ku ndodhen shqiptarët. Edhe statistikat që jepen ndërkombëtarisht, Shqipëria ka pagat me të ulta në rajon dhe Evropë, por kemi çmimet me të larta në Evropë. Po ashtu kemi më shumë të punësuar në shtet edhe vendet nordike.

Janë shumë instrumente që e kanë bërë shqiptarin që të protestojë dhe të emigrojë. Të gjithë kanë mendjen për të ikur dhe shumë e kanë të vështirë që të gjejnë punonjës. Unë nuk jam kundër reagimit, por mendoj se kur është caktuar data e zgjedhjeve, duhet të ishim fokusuar në një kandidat që na maksimalizonte votat.