Mziu: Kam besim se nuk janë përmbyllur kandidatët në PD, do të gjejmë një konsensus mes nesh

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Xhelal Mziu, Deputet i PD-së u shpreh se duhet të unifikohet dhe të ketë një koherencë brenda PD-së.   

Ai tha se nuk beson se është mbyllur procesi i kandidatëve të PD-së dhe se rreth 30-40% e tyre nuk janë përfaqësues me aksionet më të mëdha politike në zonat e tyre.

Mziu: Duhet të unifikohet dhe të ketë një koherencë brenda PD-së. Duhet që grupi parlamentar të unifikohet, nga qendra deri në bazë, të përzgjidhen 61 kandidatë që kanë aksionet më të mëdha politike në atë zonë dhe opozita të luajnë rolin e saj.

Nuk besoj se është mbyllur procesi i kandidatëve të PD-së. Rreth 30-40% e tyre nuk janë përfaqësues me aksionet më të mëdha politike në zonat e tyre. Duke pasur kohë deri në zyrtarizmin e tyre mendoj se do të gjendet modaliteti i personave që kanë aksionet më të mundshme politike.