Sula: Rama e ka përdorur me të padrejtë McGonigal, e kanë përmendur mediet ndërkombëtare

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Blendi Sula, Anëtar i Këshillit Kombëtar PD u shpreh se Rama e ka përdorur me të padrejtë McGonigal.

Ai tha se jemi para faktin se kryeministri Edi Rama është përmendur në një aferë korruptive me një ish-agjent të FBI-së.

Sula: Rama e ka përdorur me të padrejtë McGonigal, se po të kishte të drejtë ai nuk do t’i jepte paratë. Kemi disa mediet ndërkombëtare që e kanë përmendur. Nuk po flasim për mediet këtu që i blen pronarët e medieve me një leje ndërtimi, por po flasim për CNN, WP apo të tjera.

Jemi para faktin se Rama është përmendur në një aferë korruptive me një ish-agjent të FBI-së. Nëse arrin që të jesh pjesë e këtyre përgjimeve ambientale, këtu duhet të mbajnë përgjegjësi publike. Më datë 24 do të mbahet gjyqi atje.