Mziu: Ndoshta nuk është termi i duhur, por duke parë qeverisjen e Ramës duhet një revolucion

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Xhelal Mziu, Deputet i PD u shpreh se edhe pse nuk është termi i duhur e justifikon përdorimin e fjalës revolucion nga Berisha.           

Ai tha se duke parë këto 10 vitet e fundit, unë e respekton edhe termin e revolucion për të sensibilizuar qytetarët për të reaguar ndaj kësaj të keqeje.

Mziu: Revolucioni ndodhi në vitin 1990 kur ndodhi përmbysja për ta shembur atë sistemit. Ndoshta nuk ka atë ermin e duhur, por duke parë këto 10 vitet e fundit, unë e respektoj edhe termin e revolucion për të sensibilizuar qytetarët për të reaguar ndaj kësaj të keqeje.

Unë do të bëja revolucion për zgjedhjet e Dibrës në vitin 2016 ku u implemtua si eksperiment, që është edhe dosja 184 dhe që është bërë edhe në vitin 2017, apo në vitin 2019, pasi u bënë zgjedhje moniste me një kandidat dhe një parti politike.