"Akoma në hijen e protestave të Bashës e Kryemadhit", Andoni: Meta po shfrytëzon pjesën e demokratëve
Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me protestat që po zhvillohen nga ana e opozitës.
Sipas tij "Meta po e shfrytëzon shumë pjesën e demokratëve".
Ai thotë se "Janë akoma në hijen e protestave të bëra nga Basha dhe Kryemadhi".
Ben Andoni: Meta duket se po e shfrytëzon shumë pjesën e demokratëve. Janë akoma në hijen e protestave të bëra nga Basha dhe Kryemadhi. Në masën në frymën në organizimin, egërsinë dhe në mënyrën e përballjes së protestuesve me pushtetin.
A gjykoni se bashkëjetojnë të dy aksionet revolucioni dhe fushata elektorale për 14 majin?
Ben Andoni: Ne nuk duhet të biem në grackat e politikanëve, është thjesht protestë. Nëse do të vendoste Këlliçin dhe të tregojë si do të jetë e ardhmja e Tiranës, jo vetëm nuk e bëri por shkoi dhe te PS e kaloi në një grotesk. Do të jetë shumë e vështirë, se qytetarët në shumë qytete presin për të ardhmen e qyteteve të tyre.
"Problemet në këtë vend janë aq të mëdha dhe aq të papërfillshme për politikanët. Rama merret me kryeministrin e Bavarisë e Berisha me videot e seksit.", tha analisti Ben Andoni.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

