"Berisha po përsërit gabimet e të shkuarës", Andoni: Dhe këto protesta do të reshtin

Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj thot se beson se dhe këto protesta do të reshtin.

Sipas tij "Berisha nuk po lë asnjë lloj hapsire dhe po përsërit gabimet e të shkuarës se një revolucio nuk mund ta bëjë dot një njeri, revolucioni bëhet nga shumë njerëz".

Sipas tij revoluzioni është "i cunguar" dhe i mungojnë "projeksione e projektiva".

Ben Andoni: Numrat e tjerë të PD janë pothuajse nul. Berisha nuk po lë asnjë lloj hapsire dhe po përsërit gabimet e të shkuarës se një revolucio nuk mund ta bëjë dot një njeri, revolucioni bëhet nga shumë njerëz. Dhe vetë koncepti revolucion te zoti Berisha është i gabuar se zakonisht revolucion bëjnë të majtët të djathtët bëjënë institucione, bëjnë shtetin. Është retorika e Berishës dhe mënyra si i mban të karikuar militantët e tij. Revolucioni ka frym po ky revolucion që bëhet nga sipër është shumë i cunguar. Revolucioni ka përballë projeksione e projektiva këto nuk i kemi te opozita se më datë 6 mars marrin verdiktin e partisë, duhet të mobilizohen për zgjedhjet lokale, nuk janë të bashkuar. Besoj se dhe këto protesta do të rreshtin.


Shenim*Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.