Protestat, Zhupa: Shesh lirie, zëvendësojë parlamentin e kapur nga kartonat e votave të blera
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë për ORA News me gazetaren Anila Zyberaj tha se vendi i bërjes së protestave duhet të "shndërrohet në një shesh lirie që do të zëvendësojë farsën e një parlamenti të kapur nga kartonat e votave të blera".
Ina Zhupa: Situata jashtë parlamentit është e vetmja normale, ndërsa ajo brenda parlamentit ishte anormale nga sjellja e maxhorancës, nga mënyra se si shkelen rregulloret dhe se si Rama është zhdukur nga parlamenti. Ne organizuam një protestë që deputetët që përfaqësojnë votat e shqiptarëve të kenë mundësi që ato të drejta që ua jep kushtetuta të mund ti gëzojnë brenda kushtetutës. Ne deputetët e morëm fjalën jashtë, dhe deputet e qytetarë. Ai duhet të shndërrohet në një shesh lirie që do të zëvendësojë farsën e një parlamenti të kapur nga kartonat e votave të blera.
A u përmbush qëllimi i protestës?
Ina Zhupa: Protestat janë një vazhdë dhe lidhen me situatën që ne jemi me situatë politike, ekonomike me këtë skandal të jashtëzakonshëm që ka përfshirë vendin. Ka ndodhur për herë të parë që një kryeministër i një vendi të korruptojë agjentin e lartë të FBI për të zhdukur Partinë Demokratike. Kjo nuk është protesta e fundit, të enjten do të kemi protestë tjetër, duhet ti dalim zot vendit e demokracisë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
