Deputeti i PS flet, Noka i afrohet dhe i bie pa pushim bilbilit, Nikolla e përjashton nga Kuvendi

Tensione në sallën e Kuvendit. Teksa deputeti i PS-së, Toni Gogu, mori fjalën e tij, demokrati Flamur Noka nisi t’i binte pa pushim bilbilit.

Ndërkohë, Nikolla i kujtoi Nokës se do merrte masa ndaj tij dhe ndërpreu seancën për 5 minuta, dhe pas rikthimit Nikolla i lexoi vendimin për përjashtimin e tij nga Kuvendi.

Më herët Noka ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Noka: Nga sot e në vazhdim ju mund të përdhunoni këtë parlament. Atje jashtë ka njerëz të lirë. Aty fjala ka peshë, ndërsa këtu vetëm një fjalë ka peshë, karton për të vjedhur. Këtë sallë po e shndërroni në një sallë skllevërish. Ju do të hyni në histori. Ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Ka pasur zhvillimet të ndryshme, por kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Kur kryeministri juaj nuk lë fjalë banale pa përdorur.

Nikolla: Nuk të lejoj të vijosh me shpifje të rënda. Unë interpretoj rregulloren e Kuvendit. Boll me shpifje. E keni kthyer Kuvendin në kafenenë e lagje.

Nderkaq Noka nuk i ndaluar fryrjes së bilbilit ndaj cdo socialisti që mori fjalën.