Balla: Saliu përdori Flamurin si bilbil zhurmues, duan të heqin vëmendjen nga Gërdeci e 21 janari

Pas një prononcimi të kreu të PD-së, Sali Berisha për gazetarët ka bërë edh enjë deklaratë kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla pas kuvendit të sotme.

Sipas Ballës, sjellja e opozitës dhe tensionet e krijuara në Kuvend, janë për shkak të nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin.

Ai shtoi se është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë, duke iu referuar deputetit demokrat që nuk lejonte të flisnin deputetët e mazhorancës.

Balla: Unë mendoj se çdo qytetar shqiptar e kupton skenarin. Ditën që dosja Gërdeci po përparon drejt një gjykimi të paanshëm për të siguruar që personat e përfshirë në këtë, kur u zbulua sesi jepeshin urdhrat në 21 janar, nuk ka qenë e papritur që të kishim një përshkallëzim të personit të akuzuar për këto dy ngjarje në raport me Kuvendin.

Përpjekja e tyre për të penguar punimet e Kuvendit është e kotë. Megjithatë nuk mund ta lëmë kuvendin të jetë peng dhe të keqpërdoret nga Berisha. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariatit që të merren masat.