Vasili: Nikolla nuk po zbaton rregulloren e Kuvendit, po i fryni kësaj situate provokative!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në fjalën e tij në Kuvendi tha se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk po respekton rregulloren.

Ai tha se mazhorancën po e lejon që të flasë edhe jashtë procedurën në sallë, ndërkohë që një gjë të tillë nuk e bën me opozitën.

Vasili: Keni pretenduar gjithë kohës për zbatimin e rregullores, por qysh në hapje të seancës nuk i keni respektuar rregullat, pasi nga krahu tjetër i keni lënë të flasin edhe pse nuk kanë pasur lidhje me seancën e sotme. Nuk jeni pronare e parlamentit.

Nëse aleanca e grave ka probleme të mblidhet në mënyrë institucionale. Ai propozim nuk ka lidhje fare me procedurën, po i bëni shërbim një situate provokative duke shtyrë. Ose kthehuni në normalitet ose nëse nuk dini gjeni një zgjidhje tjetër.