Artikulli i "La Posta" tregon lidhjen mes mafias shqiptare dhe qeverisë së Ekuadorit

Në orët e mëngjesit të kësaj të hëne, media dixhitale La Posta prezantoi një raport policor që do të lidhte shtetasin Rubén Chérrez me strukturën kriminale të njohur si ‘mafia shqiptare’, një organizatë kriminale ndërkombëtare e lidhur me trafikun e drogës.

Me paraqitjen e pamjeve dhe regjistrimeve telefonike, produkt i hetimeve policore, është verifikuar se ka pasur të paktën një takim mes Chérrez dhe anëtarëve të mafies shqiptare në Guayaquil.

Në një skemë të publikuar nga gazetari Christian Zurita paraqitet jepen dhe emrat e shqiptarëve të përfshirë.

“Pas muajsh të gjatë hetimi, La Posta ka gjetur një dokument që gjeneralët e republikës, ministrat e presidentit dhe vetë presidenti besonin se ishte shkatërruar. Ky është një raport i inteligjencës, inteligjencë kundër narkotikëve me bashkëpunimin e ambasadave të huaja në Ekuador aleate në luftën kundër trafikut të drogës, i cili regjistron monitorimin e anëtarëve të ndryshëm të karteleve të trafikut të drogës dhe gjeti lidhje të thella, shqetësuese dhe zbuluese me qeverinë kombëtare”. 

Ai saktësoi se raporti ka 145 faqe dhe se do t'u dërgohet autoriteteve dhe instancave të ndryshme të drejtësisë, Kuvendit Kombëtar dhe mediave ndërkombëtare për të ditur detajet e hetimit.

Sfondi

Dokumenti iu dorëzua nga nënkoloneli i policisë Bolívar Zambrano Falcones prokurorit Marcelo Vasconez.

Raporti u dorëzua në 7 janar 2022 dhe ngjarjet e regjistruara datojnë në 5 maj 2021, kur agjentët e hetimit ndoqën një individ të identifikuar si HD León, i cili sipas burimeve, vizitoi një kompani të falimentuar në qytetin Manta.

Kompania Osaka Fish do të përdorej nga mafia shqiptare si mbulesë për operacionet e organizatës kriminale.

Sipas raportit, atë 5 maj, në kompani mbërriti Rubén Chérrez, i cili do të lidhej me strukturën e Kumbarit të Madh dhe që është mik i kunatit të Presidentit Guillermo Lasso, Danilo Carrera.

Në një imazh, Cherrez shihet në hyrje të kompanisë.

Cherrez ka qenë i lidhur me hetimet për skemën e korrupsionit në kompanitë publike shtetërore. La Posta kujtoi lidhjet e tyre duke vendosur një audio të një telefonate në të cilën Chérrez negocionte pozicionet brenda ministrive me Danilo Carrera dhe në të cilën emërtohet ministri aktual i Jashtëm, Juan Carlos Holguín./lahora/