Kryemadhi- Denajt: Mos u ktheni në jashtëqitjen e Ramës, Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave
Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Anila Denajt për përjashtimin e Berishës nga Kuvendi.
"Më vjen keq që Anila ka marrë përsipër një deklaratë të tillë. Të gjithë shqiptarët janë koshient që berisha shquhet për gjentilesë ndaj femrave. Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra dhe gratë për bura. Nikolla mos u përdorni në mënyrë primitive, ai zotëria shquhet për shunë verbale, fizike e morale ndaj grave, ky kryeministër që nuk ëshët gjë tjetër veçse një ushtar i krimit të organizuar. Mos bëni më gafa të tjera. Mos u ktheni në jashtëqitjen e Edi Ramës”, deklaroi Monika Kryemadhi.
Anila Denaj, në cilësinë e nënkryetares së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, tha se kanë dorëzuar një deklaratë ku kërkojnë përjashtimin e Sali Berishës për gjuhë linçuese dhe fyese ndaj grave deputete.
