Dalin pamjet e hedhjes në erë të hotelit në Sarandë, u përdorën 5 kg tritol, ende asnjë i arrestuar
“Ora News” siguron pamjet e plota të hedjes së erë të hotelit në sarandë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shiç shihet shëprthimi ka qenë i fuqishëm ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga pluhurindërsa objekti është shkatërruar i gjithi.
Hoteli përdorej vetëm gjatë verës ndërsa në dimër mbyllej.
Mësohet se obejkti kishte futur në konflikt dy palë të cilat vijojnë të jenë në proces gjyqësor.
Këto janë pamjet e hotelit 3 katësh që u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të së hënës në Sarandë.
Ngjarja ndodhi në mes të qytetit në zonën e Bulevardit rreth orës 5:54 minuta.
Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur zonën, ndërsa ka dëmtuar edhe të gjitha bizneset që ndodheshin përreth.
Praprakisht mësohet se për hedhjen në erë të objektit, janë përdorur rreth 5 kilogram lëndë plasëse tritol, ndërsa deri në këto moment nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.
Hoteli ka qenë objekt sherri mes disa personave, ndërsa ata i ishin drejtuar gjykatës, për shkak se ai është në bashkëpronësi.
Mësohet se shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu ka paditur pronarët Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka.
Jane shoqeruar ne komisariat anetaret e dy familjeve Spiro Çambiri dhe te Dhimiter Evangjeliu,po vijne nga tirana eksperte xheniere per te percaktuar llojin e lendes plasese dhe sasinë.
Ekspertë xhenierë janë thirrur nga Tirana për të bërë një vlerësim më të saktë të sasisë së tritolit që është vendosur në kolonat e hotelit dhe nxjerë mekanizmin e vendosjes së tritolit.


