Gjendet një kufomë në Bërxullë, në xhep dokumenti me emrin Elton Tahiri, 48 vjeç

Një trup i pa jetë është gjetur ditën e sotme në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Policia tha se bëhet fjalë për një kufomë të seksit mashkull.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me emrin Elton Tahiri, 48 vjeç.

Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Specialistët pritet të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes së viktimës.