Kërcasin armët në Laç. 1 i plagosur pranë gjimnazit

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Laçit.

Sipas informacioneve të para, të shtëna ka pasur në gjimnazin e qytetit, si pasojë e një konflikti të çastit një 17-vjeçar ka plagosur në këmbë me pistoletë një 15-vjeçar.

Të dy janë nxënës shkolle, por ngjarja ka ndodhur në rrugë jashte rrethimit të shkollës.

Ndërkaq policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit", njofton policia e Kurbinit.