“Shën Valentini, i nxehtë”/ Meterologia zbulon parashikimet: Temperaturat e ulëta rikthehen në muajin mars

Ditet mbetura të muajit shkurt do të jenë të ngrohta, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm pritet të rikthehet ulja e temtperaturave te ulta.

Meteorologia Lajda Porja në një intervistë për “Ora News”, theksoi se vala e acartë është zhvendosur duke ia lënë vendin një mase më të ngrohtë.

“Duke filluar që nga dita e nesërme dhe deri në fund të kësaj jave do të vijojë rritja e temperaturave, të cilat do të kulmojnë deri në 18 gradë, madje edhe në zonat malore do të jenë në 0 apo plus 1 gradë celsius.

Nuk mund të themi që dimri ka kaluar, por shkurti do të jetë me temperatura të nxehta. Reshjet do të jenë të pakta. Do të kemi një spostim të dimrit të themi në muajt e pranverës, gjatë marsit dhe fillimit të prillit, por kjo nuk do të thotë që nuk do kemi pranverë”, u shpreh metereologia Lajda Porja.