Martesa për letra, në Vlorë shtohet fenomeni i martesave fiktive, rriten divorcet
Në Vlorë janë duke u rregjistruar mjaft martesa fiktive vetëm për ndërrimin e mbiemrit të njërit prej bashkëshortëve. Fenomeni është vërejtur në rritje gjatë dy viteve të fundit, ndërsa krahas martesave fiktive atje janë rritur edhe divorcet. Avokatët që merren me çështjet civile thonë se shkaqet e divorceve janë që nga dëshira për të qenë më të lirë tek dhuna dhe problemet ekonomike.
Vitet e fundit në Vlorë është vërejtur një shtim i madh i rasteve të martesave fiktive.
Sipas avokatëve martesat fiktive kanë si qëllim ndërrimin e mbiemrit të njërit prej bashkëshortëve për qëllime dokumentacioni në një tjetër shtet.
Elona Mone: Martesat fiktive vihen re kur nga data e lidhjes së martesës deri në momentin që vijnë para avokatit për të zgjidhur martesën, është një kohë e shkurtër, ku kjo martesë nuk është konsumuar dhe nuk ka se si, në një kohë kaq të shkurtër të ketë një fakt për zgjidhje martese. Kjo kuptohet fare mirë që martesa është fiktive dhe është bërë në shkëmbim mbiemri të palës tjetër. Sidomos jashtë shtetit,ka ardhur duke u rritur kjo pjesë.
Por problemet në Vlorë nuk janë vetëm në martesat fiktive.
Numri i divorceve atje sipas avokatëve është shqetësues.
530 çifte janë divorcuar gjatë vitit 2022 në Vlorë, ndërsa shkaqet për divorce janë të ndryshme duke nisur nga dhuna në familje, tek kërkesa për një jetë të pavarur.
Elona Mone: Shumë prej kërkesave që na vijnë, lidhen me faktin që duan të kenë një jetë të pavarur dhe e shohin me një perspektiv tjetër jetën. Të abuzimit të supstancave narkotike apo alkoolit.
Ka dhe raste banale për një zënkë apo një fjalë e momentit të çon në zgjidhjen e martesës.
Avokatja e çështjeve civile Elona Mone, thotë se mosha më e prekur nga divorcet është ajo mes 35-45 vjeç.