Partizani gjen fitoren e parë në vitin 2023, të kuqtë i bashkohen Vllaznisë

Fitore që mund të ndryshojë tërësisht sezonin e Partizanit në transfertën delikate të Ballshit për llogari të javës së 21. Të kuqtë e drejtuar nga Giovanni Colella triumfojnë në në sfidën me Bylisin duke u ngjitur në vendin e dytë bashkë me Vllazninë si ndjekës i Tiranës.

Mendon Mensah për të nxjerrë nga telashet teknikun italian dhe skuadrën kryeqytetase me një gol të shënuar vetëm 13 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Gjatë fundit të takimit u regjistruan incidente të ndryshme në stadiumin “Adush Muça” ku tifozët vendas hodhën sende të ndryshme në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen e sfidës që u mbyll pas 8 minutave shtesë.

Kjo është fitorja e parë e vitit 2023 për Partizanin në Kategorinë Superiore. Partizani shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylis mbetet në vendin e parafundit me 23 pikë.