Boçi: Protesta e 11 shkurtit një nga më të mëdhatë, të ringjallet shpresa dhe të rikthehet besimi te qeverisja
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh kandidati për kryetar bashkie në Elbasan në zgjdhjet e 14 majit, Luçiano Boçi ditën e sotme është shprehur për mediat se protesta e datës 11 shkurt do të jetë një nga me të mëdhatë e cila do të ngjallë besimin tek qytetarët.
Po ashtu Boçi tha se protesta është një mënyrë komunikimi:
“Planet nuk duhet të jenë pjesë, të ngjallin kuriozitetin, protesta duhet të jetë e fortë më mënyrën e organizimit.
Testet nuk janë të përjetshme, kundet opinioneve dhe pritshmërive, në të gjitha protestat, mbështetja e qytetareve ekziston, më e rëndësishme, ekziston zemërimi i qytetarëve.
Protesta është mënyrë komunikimi, kjo do jetë nje protestë shumë e madhe shprehet Boçi, protesta ndihmon që shpresa të ngjallet dhe besimi tek qeverisja të rikthehet”, tha ai.