Xhaçka pret të dërguarin special të Britanisë: Bashkëpunim mes vendeve në infrastrukturë, energjetikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të MB ndaj situatave që prekin rajonin.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje me 160% gjatë vitit 2022.

Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.

Takimi i thellë me të dërguarin special të Britanisë, Lord Stuart Peach.

Përshëndeti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar me rajonin, përfshirë forcimin e lidhjeve dypalëshe me Shqipërinë që duhet të fokusohen më shumë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si energjia, porti dhe infrastruktura rrugore që janë kyçe për lidhjen rajonale.