"Një kafe me kryeministrin dhe …", ja me çfarë shpërblehen ata që marrin më shumë pikë në aplikacionin "Aktivisti"

Deputeti Etjen Xhafaj tregoi se me çfarë shpërblehen aktivistët dhe mbështetësit e PS që grumbullojnë më shumë pikë në aplikacionin aktivisti.

Garo: A ka sistem gradifikimi ose shpërblimi për këta që mbledhin shumë pikë në aplikacionin tuaj, me çfarë shpërblehen?

Xhafaj: Herën e fundit u takuan me kryeministrin, një herë përpara patën takim me Sekretarin e Përgjithshëm. Pimë një kafe, kaq.

Garo: Pinë një kafe me kryeministrin. Shumë interesante.

Xhafaj: Takime janë.