Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Dibër

Një grua mbeti e plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Administrative Melan.

"Brenda në banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital" njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.