Jo nga mosha por nga zjarri, 92 vjeçari humb jetën pas zjarrit në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 14:45
Një 92 vjeçar nga Fushë Kruja ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte mori flakë. Shkak është bërë një furnelë gazi.
Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.