Vlorë, plagoset me armë zjarri një person, arrestohet autori 38-vjeçar

Një person i moshës 40 vjeçare është plagosur me armë zjarri në lagjen 10 Korriku në Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes një tjetër person, për shkaqe pronësie.

Ndërkohë që policia ka mundur që të arrestojë autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, të cilit gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu.

"Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi Ledjon Zahaj., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë. Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasitLedjon Zahaj. Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.