Fshati pa drita në Vlorë, banorët e Babicës: Gjatë dimrit për ditë të tëra mungon energjia elektrike

Fshatrat e Vlorës vuajnë ende mungesën dhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Situata bëhet më e rënduar në ditët me erë të fortë dhe reshje shiu, ku në këto fshatra stakohet energjia elektrike.Një prej fshatrave që e vuan më tepër këtë problematik është edhe babica. Banorët thonë se situata për ta është shumë e rënduar, pasi edhe dhjetëra pajisje janë prishur për shkak të tensionit.

Fshatrat e Vlorës vuajnë ende mungesën dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.

Situata bëhet më e rënduar në ditët me erë të fortë dhe reshje shiu, ku në këto fshatra energjia ndalet.

Një prej fshatrave që e vuan më tepër këtë problematikë është edhe Babica.

Për banorët e zonës, situata është mjaft e vështirë gjatë këtyre ditëve.

"Këtu në Babicë për drita është shumë problem, problem dhe uji.
Dy lagje janë në mëshir të fatit, marin korent në gabinën numër 4, ka emrin gabinë, por nuk duhet si është," thonë banorët.

Vetë banorët thonë se për shkak të ndërprerjes së herë pas hershme të energjisë kanë pasur probleme edhe me pajisjet elektrike.

"Ndërprerje të energjisë elektike, ka saherë që prishet koha, dritat tremben edhe ne ngelemi pa drita. Arsyeja është sepse s'ka linja të mirëmbajtura.

Një pjesë e teritorit të Babicës është rregulluar me triokabullin ABC, ndërsa tjetra është në mëshirë të fatit, linjat janë përtok, po sjellin probleme se digjen dhe pajisjet se bie në masë me tokën. Duhet të verë dorë ndërmarrja e elektrikut," thonë banorët.

Të kontaktuar, përfaqësues të OSHEE thonë se pavarësisht investimeve vitet e fundit, ende kanë për të bërë shumë punë, por këto investime kërkojnë fonde, por edhe kohë.