Këto ishin ditët më të ftohta të vitit, gjysma e shkurtit me temperatura deri në 18°C

Vendi ynë është përfshirë nga i ftohtë i acartë dukë bërë që në zonat malore të ketë reshje dëbore e në ato të ulëta apo bregdedetare ngrica. Këto ditë kanë qënë më të ftohtat sipas meterologes Ladja Porja e ndërsa ditët në vijim dhe pjesa tjetër e shkurtit pritet të jetë me mot të ngrohtë dhe temperatura deri në 18C.

"Acari siberian që është futur që nga e djela pritet të jetë deri të premten. Nga e premtja dhe në fundjavë pritet të ketë një tërqeje graduale. Mëngjesi i djeshëm dhe i sotmi kanë qënë ditët më të ftohta, ku dje janë shënuar temperatura më të ulëta, kryesisht në verilindje. Në fshatra të Peshkopisë dhe Dibrës ka patur vlera në -16C.

Po ashtu dhe Korça në -10 gradë C.

Nga nesër pritet të kemi një rritje me 2C deri në fundjavë, dukë bërë që e djela të shënojë 4-/-5 në verilindje dhe vlera pozitive.

I ftohti është ndjerë në të gjithë Shqipërinë me vlera negative dhe në bregdet.

Në Tiranë, dita e djeshme ka qënë dita më e ftohtë me vlera -2.8 C në qëndër dhe rrethina. Maksimalja është 11-12C.

Këto janë ditët më të ftohta të dimrit që nuk do ti përjetojmë më këtë dimër.

Pritet që pas të dielës të kemi dhe temoperatura deri në 18C, duke e bërë pjesën e dytë të shkurtit të ngrohtë dhe me reshje të pakta," tha ajo.