Nga Nepali e Filipinet në Vlorë, agjentët e rekrutimit: Fasonët, ndërtimi dhe turizmi nuk kanë punëtorë

Në Vlorë janë shtuar kërkesat e bizneseve të qytetit për punonjës të huaj.
Agjendi i rekrutimit kanë thënë se kërkesat për sektorin e fasonerisë, ndërtimit dhe agrobiznesit arrijnë me mijra. Vetëm një agjenci rekrutimi në Vlorë ka lidhur një kontratë për marrjen e rreth 30 mijë punonjësve nga vendet aziatike dhe afrikane.

Tregu i punës në Vlorë për momentin është duke kërkuar më shumë se 30 000 punonjës të huaj.

Agjendi i rekrutimit të punonjësve Helidon Deliu, thotë se fasoneria, ndërtimi dhe turizmi janë 3 sektorët që janë duke kërkuar punëtorë të huaj për shkak të mungesave në vendin tonë.

"Këto janë kërkesa në drejtim të agjensis, tonë. Kontratat që kemi mbyllur për momentin janë 5000-12000 punëtor. Në total janë 30 000 punëtor në të treja fushat, ndrërtimi, fasoneria dhe bujqësia," tha ai.

Pas Bangladeshit, Indisë dhe Kinës, dy vendet nga të cilat janë duke u rekrutuar punonjës për momentin janë Nepali dhe Filipinet, ku grupet e para kanë mbërritur në Vlorë.

"Kanë filluar të vijnë, nga Filipinet dhe nga Nepali. Gjithashtu ka interesim nga vendet e Amerikës Latine. Mendohet që në muajin shkurt të vijnë rreth 240 punëtor për fasoneri," tha ai.

Sipas ekspertëve kostoja e një biznesi për rekrutimin e punonjësve nga jashtë, së bashku me pagat, vizat, vendin e qëndrimit dhe ushqimin shkon deri në 1700 dollarë.