Partizani në krizë të thellë, Laçi del me 3 pikë nga transferta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 21:23
Turkaj në pjesën e parë dhe Shkurtaj në të dytën i dhurojnë 3 pikë me aromë Europe, Laçit në dëm të Partizanit.
Kurbinasit kthejnë disavantazhin e përkohshëm të Da Silvas në stadiumin e të kuqve ku skuadra e Colellas shpërdoroi një mundësi tjetër për të rilindur pas disa rezultateve negative.
Fitorja e sotme e ngjit Laçin përkohësisht në vendin e tretë me 29 pikë, 2 më pak se Partizani që tashmë e shikon Tiranën nga largësia e 6 pikëve diferencë.








