Kualifikohet Teuta, ja kush janë çiftet dhe datat e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Teuta është skuadra e fundit që siguron kalimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Skuadra durrsake triumfoi 1-0 në sfidën e kthimit ndaj Erzenit dhe llogaritur barazimin 1-1 të ndeshjes së parë, arrin të vazhdojë rrugën për më tej.

Kualifikohet Teuta, ja kush janë çiftet dhe datat e

Golin e vetëm të takimit e shënoi Gruda në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kualifikohet Teuta, ja kush janë çiftet dhe datat e

Në fazën tjetër, skuadra e drejtuar nga Edi Martini do të ndeshet me Kukësin.

Kalendari i plotë i sfidave dhe datave të çerekfinaleve është;

Kastrioti – Tirana

Vllaznia – Partizani

Egnatia – Laçi

Teuta – Kukësi

Takimet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 mars.