Laraa Gut-Behrami, një kampione në krah të futbollistit shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2023, 17:12
Kampionia e skive, Laraa Gut-Behrami e cila garon për flamurin e Zvicrës por është gjysmë-italiane, konsiderohet edhe si njeriu kyç në jetën e futbollistit me kombësi shqiptare, Valon Behrami.
32-vjeçarja, skiatore profesioniste prej shumë vitesh, që prej sezonit 2018-2019 është regjistruar në federatën ndërkombëtare edhe me mbiemrin “Behrami”. Ata janë martuar në vitin 2018 por shumë pak detaje dihen nga jeta private e çiftit.

Laraa nuk është aspak aktive në rrjetet sociale ashtu si Valoni që momentalisht është analist në gjigandin mediatik Sky. Laraa është një nga skiatoret më të suksesshme të Zvicrës me tre medalje olimpike dhe dy të arta në Kupën e Botës.
