Finale e parakohshme në Kupë, Vllaznia-Partizani në çerekfinale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2023, 15:11
Vllaznia barazon 1-1 me Bylisin në "Loro Biriçi" dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Luis

Kaçorri u bë protagonist në ketë ndeshje ku fillimisht shënoi golin e parë për llogari të skuadrës mike dhe më pas la fushën e lojës me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Ishte mbrojtësi Alivoda që vendosi barazpeshën në stadiumin shkodran ku skuadra e Josës nuk derdhi shumë djersë. Në fazën tjetër që do të luhet në 1 dhe 15 mars, Vllaznia sfidon Partizanin.

