Ronaldo shënon nga penalltia, por nuk arrin të mposhtë skuadrën e Donis (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2023, 18:13
As tani nuk ka fituar Al Nasr me Cristiano Ronaldon në përbërjen e tij.
Superylli portugez mund të ketë shënuar golin e tij të parë në Arabinë Saudite, por Al Nasr u pengua në barazim 2-2 në ndeshjen kundër Al Fateh-it të trajnerit të Giorgos Donis.
Tejo hapi rezultatin në minutën e 12-të, me Talisca që barazoi në të 42-ën, ndërsa Ronaldo goditi shtyllën më pas. Në minutën e 58-të Bendebka bëri rezultatin 2-1 dhe në minutën e 90+3 Ronaldo barazoi në 2-2 me penallti.
Fituesi i 5 Topave të Artë realizoi në fundin e ndeshjes falë 11-metërshit që fitoi skuadra e tij. Gjithsesi, gjatë ndeshjes ai gaboi një gol shumë të lehtë nga një pozicion shumë i favorshëm.
