"Big Brother" i krimit në Shkodër, hiqen dhe 20 kamera të tjera

Me vijimin e operacionit policor për heqjen e kamerave të jashtëligjshme sëfundmi në Shkodër janë sekuestruar dhe 20 kamera të tjera të përdorura nga kontigjentë kriminal në 3 lagje të qytetit.

Brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” çmontoi 79 kamera.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Fijet”, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave, në zona shumë të frekuentuara të qarkut Shkodër, konkretisht në lagjet "Dobraç", "10 Korriku" dhe "Daniel Matlia", me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

"Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal," njoftoi policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

"Big Brother" i krimit në Shkodër, hiqen dhe 20 kamera "Big Brother" i krimit në Shkodër, hiqen dhe 20 kamera