Dënohet me 6 muaj burg kryebashkiaku i Ramës, i konvertohen në 40 orë pune për interes publik

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës Qerim Ismailaj u dënua me 6 muaj burg të cilat u konvertuan në 40 orë pune në shërbim të komunitetit, për shkak të fshehjes së dënimit në Greqi. Pas seancës, Ismailajt tha se nuk do ta dorëzojë mandatin pasi do të kërkojë pafajësi në Gjykatën e Apelit

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj u dënua me 6 muaj burg nga gjykata e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dënimi do të konvertohet në 40 orë punë ndërkohë që sipas vendimit të gjykatës Ismailaj ka gënjyer në forlmularin e dekriminalizimit duke fshehur dënimin me 3 vite ng drejtësia greke.

Pas vendimit të gjykatës, Kryebashkiaku u shpreh se do ta vijojë detyrën dhe do të ndjekë rrugën ligjore për të kërkuar pafajsi në apel.

Në tetor të vitit të kaluar ndaj Qerimajt prokuroria ngriti akuzën për veprën penale të falsifikimit të vulave dhe formularëve.

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tri vite burg në Greqi.

Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismaili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në pretencën e paraqitur në gjykatë, SPAK-kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg për Ismailajn.