Aksidenti fatal te Kthesa e Kamzës, zbulohet identiteti i viktimës dhe të të plagosurve

Zbardhet identiteti i viktimës në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm te Kthesa e Kamzës.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Avni Gjuni, i cili ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga shtetasi Egzon Murataj, ky i fundit ndodhet në spital.

Ndërkohë, edhe drejtuesi i mjetit tjetër, Murat Dorezi ndodhet në spital pas plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti fatal te Kthesa e Kamzës, zbulohet identiteti i viktimës dhe