Aksident tek Kthesa e Kamzës, përplasen dy makina, ndërron jetë 35 vjeçari (Pamje)

Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në Tiranë. Viktimë ka mbetur pasagjeri Avni Gjuni, i cili ndodhej në njërin prej automjeteve. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, çka ka sjellë humbjen e kontrollit të mjeteve.

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur mwngjesin e të enjtes në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Kastriotët” ku është përplasur makina që drejtohej nga Egzon Murataj me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale M.D.

Hetuesit thonë se si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në makinën e Egzon Murataj, pikërisht 35-vjeçari Avni Gjuni ka humbur jetën, ndërkohë dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore tregojnë se mjeti ku pasagjer ndodhej viktima ka qenë më një shpjetësi të lartë.

Si pasojë e lagështisë në rrugë dhe hyrjes në parakalim drejtuesi Egzon Murataj ka humbur kontrollin, ku fillimisht për përpalsur më pjesën e trotuarit,e më pas me kangjellat mbrojtëse.

Për zbardhjen e ngjarjes, hetuesit janë në pritje të rezultatit të  testeve për drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident.

Pas përgjigjes së analizave, policia do të bëjë edhe klasifikimin e veprës penale për të cilën ata do të ndiqen penalisht.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident tek Kthesa e Kamzës, përplasen dy makina, ndërron
Foto nga vendi i ngjarjes
Aksident tek Kthesa e Kamzës, përplasen dy makina, ndërron
Foto nga vendi i ngjarjes