Rusja refuzon ekstradimin/ Ajazi: Svetlana Timofoeva thotë se në Rusi ndiqet politikisht
Në Gjykatën e Elbasanit është mbajtur të enjten gjyqi për Svetlana Timofeva e cila është e akuzuar në vendin tonë për spiunazh, ndërsa po kërkohet edhe nga Rusia. Timofoeva mësohet se ka refuzuar ekstradimin, ndërsa kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi tha se rusja është pyetur në lidhje me ekstradimin dhe ka deklaruar se në Rusi mund ti nënshtrohet një gjykimi të padrejtë për arsye politike
Svetlana Timofoeva e arrestuar për spiunazh në Uzinën e Gramshit ka refuzuar ekstradimin në Rusi.
Seanca gjyqësore e së enjtes u shty në Gjykatën e Elbasanit, por në pyetjen nga prokuroria 33-vjeçarja ruse ka refuzuar që të dorëzohet në autoritetet ruse.
Kreu i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, tha se rusja ka deklaruar se nëse ajo refuzon ekstradimin, për shkak se në vendin e saj ndiqet për shkak të bindjeve të saj politike.
Kreshnik Ajazi: “Kemi matrë kontakt, me qëllim që të marim mendimin e saj, pra dhënjen apo jo për ekstradim. Kjo shtetase ruse e ka refuzuar ekstradimin, mendohet që atje do ti nënshtrohet një dënimi të padrejtë dhe përndiqet për arsye joligjore, jo penale por për arsyet e saja politike. Ky është mëndimi i saj, ne ja kemi kaluar çështjen për shqytrim siç e ka ligji, Gjykatës së Elbasanit”.
Teksa në vendin tonë Svetlana Timofeeva po hetohet për spiunazh, një gjykatë ruse vendosi pas arrestimit në Shqipëri, masën “Arrest në Burg” pasi ajo edhe atje është akuzuar për spiunazh.
33-vjeçarja ruse e cila u la në burg bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov, pas sulmit në ish-uzinën e Armëve në Gramsh ndaj ushtarëve shqiptarë në gusht të vitit të kaluar.


