Malësi e Madhe, 5 të rinj bllokohen në dëborë, policia niset drejt tyre për t’i shpëtuar

Forcat e policisë së ndërhyrjes së shpejtë Shkodër dhe shërbimet e komisariatit të policisë së Malësisë se Madhe, prej 2 orësh kanë nisur një operacion shpëtimi në Fushe të Zezë.

Operacioni u zhvillua 20 km në veri të Razmës së Malësisë së Madhe, ku kanë mbetur të bllokuar në borë 5 të rinj nga Bjza e Kastratit, të cilët kishin shkuar për të rrëshqitur me ski.

Para një ore dy grupet e ndërhyrjes se shpejtë kanë mbërritur në Razëm dhe nisur marshimin ne këmbë për në vendin ku kanë mbetur të rinjtë.

Policia i duhet të ecë në këmbë së paku 20 km nëpër rrugë malore. Lajmi i mirë është se policia ka mundur të hyjë në kontakt me të rinjtë duke komunikuar me celular.

Njeri prej tyre ka shqetësime shëndetësore, por pa rrezik për jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë.

Për momentin mësohet se të rinjtë janë strehuar në një stan veror, deri sa të mbërrijnë grupet e gatshme të policisë, që po udhëtojnë në drejtim të tyre.

Duhen se paku 5 orë që të përfundojë ky operacion, por kontaktet mes te rinjve të bllokuar dhe policisë në operacion, janë vendosur.

Malësi e Madhe, 5 të rinj bllokohen në dëborë, policia

Malësi e Madhe, 5 të rinj bllokohen në dëborë, policia