"Bemë grevë të gjatë për hartën e re gjyqësore", Hoxha: S'na mbështetën qytetarët, menduan se prekte gjyqtarët

Harta e re gjyqësore nga data 1 shkurt ka hyrë në fuqi dhe duket se ka sjellë një riorganizim të sistemit të dretjësisë

Arbër Hoxha jurist në një intervistë me gazetarin Everest Dedaj tha se "Në parim një territor sa republika e Shqipërisë një gjykatë është mëse e nevojshme".

Por sipas juristit harta e re gjyqësore në parim është e drejtë por "në praktikë kishte nevojë për një përgatitje më të madhe infrastrukturore".

Hoxha u shpreh se dhe pse bënë një grevë të gjatë ato nuk u përkrahën nga qytetarët.

Arbër Hoxha: Në parim ka pasur një nevojë urgjente që disa Gjykata të Apelit që kanë qenë tashmë inekzistente të ndryshojnë. Në parim një territor sa republika e Shqipërisë një gjykatë është mëse e nevojshme. Në parim është e drejtë por në praktikë kishte nevojë për një përgatitje më të madhe infrastrukturore. Akoma nuk është plotësuar struktura gjyqësore. Gjykata e Apelit Tiranë mund të funksiononte por pasi të shtohej infrastruktura. Ne bëmë një grevë të gjatë por dhe të pambështetur nga qytetarët, menduan se prekte vetëm gjyqtarët. Niveli i qytetarisë dhe i protestës mungon. Më e udhës do të ishte një fazë tranzitore, të të mbyllej Gjykata e Apelit Durrësit, Gjykata e Apelit e Gjirokastërës dhe Gjykata e Apelit Korçë, pra të kalonte në një fazë tranzitore derisë të ishte infrastrukura e duhur për dhënien e drejtësisë.