VIDEO/ Tedi Blushi denoncon pamjet e Tiranës “përtej fasadave të mashtrimit! 14 Maji, dita e Ndëshkimit!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi sjell pamjet nga Tirana reale dhe joa virtuale e fasadave të mashtrimit siç i cilëson ai, pamjet që servir pushteti.
“Kjo është Tirana përtej fasadave të mashtrimit!
14 Maj dita e Ndëshkimit!
Fitore dhe Ndryshim Me çdo çmim”, shkruan në mesazhin e tij bashkëngjitur video-denoncimit të një qytetari, i cili thotë se kryetari i Bashkisë e katandisi Tiranën në këtë derexhe si një gropë e madhe septike!
Ai thekson se kudo rrugët e Tiranës janë të amortizuara copë-copë ku ujërat e pishëm përzihen me ujërat e zeza, duke u shndërruar në një burim të madh inefeksionesh, sëmundjesh për qytetarët.
Tirana në emergjencë, thekson ai, për ndërhyrjen e menjëhershme për të marrë ndaj rrezikut që i kanoset jetës së qytetarëve!

