Miqtë godasin disa herë me thikë 41 vjeçarin në lokalin në Ish-Bllok, policia asnjë njoftim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar 4 ditë më parë në zonën më të populluar të Tiranës, pikërisht në ish-Bllok. Sipas informacioneve, 40-vjeçari Eder Dorzi është goditur rreth 25 herë më thikë nga dy shokët e tij Maren Hoxha dhe Eridon Hasa, të cilët janë shpallur në kërkim. Sipas të dhënave, shkak dyshohet prishja e pazareve për shitjen e lëndëve narkotike.
Ky që shikoni në këtë foto është 40-vjeçari, Eder Dorzi. Pasditen e 20 janarit ai po qëndronte në një ambient lokali në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, kur është sulmuar nga dy shokët e tij, sipas policisë.
Autorët e dyshuar janë Maren Hoxha dhe Eridon Hasa, të cilët kanë qëndruar për pak minuta në lokal dhe më pas e kanë plagosur më thikë 40-vjeçarin.
E gjithe ngjarja ka ndodhur brenda lokalit por kjo nuk i ka shqetësuar agresorët ta godisnin mbi 25 herë me armën e ftohtë.
Fatmirësisht ai i ka mbijetuar sulmit, por sipas bluzave të bardha Dorzi ka pasur humbje gjaku në sasi të madhe dhe për këtë arsye vijon të qëndrojë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Efektivët e komisariati nr 2 kanë ushtruar kontrolle në banesat e të dyshuarve pikërisht në "Ali Dem" dhe në Laprakë, por nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tyre.
Policia e Tiranës nuk ka pasqyruar informacion ditën e ngjarjes, por 4 ditë më pas, duke e argumentuar se mospublikimi i ngarjes ka ardhur pasi e gjithë çështja ka qenë nën hetim.
Në lidhje me plagosjen, hetuesit ka ngritur dyshime se shkak mund të kenë qenë konfliktet për shitjen e lëndëve narkotike.
Kjo pasi policia të tre personat e përfshirë në këtë konflikt i ka skeduar për shitje të lëndëve narkotike.

