Prangoset i moshuari në Durrës, dhunoi gruan e djalin 17 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2023, 13:04
Një 63 vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe djalit të tij, 17 vjeç.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 17-vjeçar," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.