Era e fortë shkul një tjetër pemë në Korçë, banorët kërkojnë të merren masa

Era e fortë shkul një tjetër pemë në qytetin e Korçës, në lagjen numër 4.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që për shkak të erës së fortë, pemët bien në rrugë.

Fatmirësisht nuk është dëmtuar asnjë mjet dhe person në të dyja rastet.

Ndërkohë që banorët kanë kërkuar që bashkia të marrë masa për pemët e tjera që rrezikojnë të bëjnë.