I moshuari bie nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 80-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2023, 20:53
Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kat i pestë pallatit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ish-Parku i Autobusave në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.