Rrumbullaku firmos “katarsisin” në radhët e drejtuesve të komisariateve të vendit

Një ditë pas analizës drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime

Në Komisariati nr 2 është emëruar Loard Sallaku i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë.

Shkodër shef komisariati është emeruar Idriz Daulle.Ky i fundit ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në drejtori Tiranë.

Oltian Agolli është emeruar shef i policise Sarandë, duke zëvendësuar Klodian Kondin që tashmë do të shkojë në policinë e Pogradecit.

Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur ndryshime. Elton Alushi është emëruar zv.drejtor për hetimin e krimeve.

Në komisariatin e Devollit është emëruar Kreshnik Alimadhi, kurse Klodian Kondi do të jetë në krye të komisariatit të Pogradecit.